Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD me 2 kandidatë në 14 maj. Dalin emrat e Alibeajt për Vaun e Dejës dhe Patosin

10:08 / January 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 bebejpg 1674894680
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enkelejed Alibeaj dhe Sali Berisha nuk duket se do i ulin armët ndaj njëri-tjetrit, pasi nga dita në ditë përçarja e Partisë Demokratike sa vjen e thellohet, ku përfaqësimi i opozitës me dy kandidatë në zgjedhjet vendore të 14 majit është i pashmangshëm.

Kjo pasi grupimi i Alibeajt ka vendosur të dërgojë listë të veçantë të kandidatëve në KQZ, ku përballë do të ketë jo vetëm kandidatët e Partisë Socialiste, por edhe ato të PD-së të drejtuar nga Sali Berisha.

Bëhet fjalë për bashkitë e Vaut të Dejës dhe Patosin, ku grupimi i alibeajt njofton se do të jenë në garë me dy zonja të nderuara.

Konkretisht, për bashkinë e vaut të Dejës mësohet se Klomentina Drini është kandidatja e Alibeajt që do të përfaqësojë  në zgjedhjet vendore te 14 majit. Ajo ka lindur dhe jeton së bashku me bashkëshortin dhe vajzën në Vaun e Dejës. Drini është pasardhëse e një familje të nderuar dhe që është persekutuar gjatë nga regjimi komunist.

Kandidatja e PD për zgjedhjet e 14 majit ka përfunduar studimet e larta në degën e Informatikës, ndërsa ka marrë titullin master profesionale për degën administrim biznes.

Gjatë viteve të fundit zonja Drini ka qenë ne pozicione të larta drejtimi në fushen e administrimit në biznese private por dhe në administratën lokale.

Për Patosin, Alibeaj ka caktuar se do të garojë mësuesja Pranvera Rizai, e cila pretendohet se hyn në garë për të sjellë ndryshimin në bashki.

Rizai rrjedh nga një familje e nderuar dhe e persekutuar gjatë regjimit komunist dhe prej vitesh ajo mban postin e kryetares së LDG-së të Patosit.

Pranvera Rizai është anëtare themeluese e degës së PD-së në Patos dhe njihet për kontributin e saj edhe si anëtare e këshillit bashkiak. Ajo ka përfunduar studimet në degën e mësuesisë dhe ato pasuniversitare për Menaxhim Arsimi në UT. Prej shumë vitesh zonja Rizai ushtron profesionin e mësueses dhe  së fundmi si mësuese pranë shkollës “Meleq Gosnishti”, Patos.

Enkelejed Alibeaj tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.