Zonja Tefta është e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, dhe sidomos për amvisat. Ajo ishte e ftuar në një tjetër emision, këtë herë pasdite dhe jo në mëngjes, për të treguar se si bëhet maja në kushtet e shtëpisë.
Por një gafë e zonjës Tefta bëri që prezantuesja Rudina Magjistari mos të ndalte të qeshurën. Në vend që të shprehej se kjo maja duhet të rrijë për nëntë ditë, kuzhinierja thotë “9 muaj”. Kaq ka mjaftuar që Rudina të mos mbaj dot gazin.
Ka qenë vetë moderatorja që ka postuar videon në Instagram ku shkruan: Se mos prisni vërtetë 9 muaj për majanë! 9 ditë mjaftojnë.
