Pëllumb Agallijaj, babai i koreografit të njohur, Lediani, ka folur në një intervistë të dhënë se fundmi për lidhjen e të birit me Elhaidën, raporti i lindur gjatë emisionit “Dancing With The Stars”.
Në një lidhje “Skype” në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se nuk e ka takuar ende këngëtaren, por që si çdo prind do lumturinë e fëmijës.
“Nuk ka natë që mos të flasim bashkë. Veprimi i tyre është mes tyre dhe unë nuk mund të ndërhyjë në këtë muhabet. Është dëshira e tyre dhe unë nuk ndërhyjë mes tyre. Me thënë të drejtën çdo prind do që ta shohë fëmijën e tij të lumtur. Me thënë të drejtën, unë nuk kam pasur asnjëherë kontakt, ka incizuar disa klipe, është këngëtare shumë e mirë me vlera artistike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për botën. E kam shumë të vështirë, të jap mendim për këto gjëra se i zgjidh vetë rinia”, tha ai.