Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Notat fiktive në gjimnaze, qytetet që kryesojnë për vlerësimet e pamerituara

19:34 / January 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
provimet e matures 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për të disatin vit radhazi, Ministria e Arsimit po përballet me fiktivitet të lartë notash në shkollat e mesme.

Nga analiza e fundit e Maturës Shtetërore 2022, rezultoi se shumë mësues vendosin nota të pamerituara apo dhe lejojnë maturantët të kopjojnë gjatë provimeve. Hasi, Kavaja dhe Kukësi kryesojnë për fiktivitetin më të lartë, nga 3 deri 5 nota plus apo minus, ndryshim që vihet re nga mesatarja vjetore e shkollës në raport me atë të Maturës Shtetërore.

Për shkak të fiktivitetit të lartë të notave, Ministria ka anuluar përkohësisht rankimin e gjimnazeve sipas cilësisë.

Ministrja Evis Kushi deklaroi rishikimin e të gjithë procesit të Maturës Shtetërore për vitet në vijim. Ndërsa për sivjet do të ndryshojë procesi i administrimit, ku të gjitha provimet e Maturës do të zhvillohen në salla të mëdha, të monitoruara nga kamerat.

Një tjetër ndryshim për këtë vit është mundësia e rikorigjimit të testeve për rastet kur maturantët kanë kontestime.

Ndërsa për herë të parë, maturantët me aftësi ndryshe do të kenë teste të veçanta, enkas për nivelin e tyre.

Mjekësia e Përgjithshme do të rikthejë konkurset. Rreth 3000 kandidatë pritet t’i nënshtrohen provimit elektronik në Tiranë. Konkursi do të mbahet gjatë 10 ditëve, pasi kandidatët të kenë mbyllur provimet e Maturës Shtetërore.

gjimnaz Ministria e Arsimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.