Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Big Brother” i bandave kriminale/ Gent Mullai: 299 kamerat e sekuestruara, strategji e re kundër krimit

21:47 / January 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mullai
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullai ka deklaruar se aksioni për heqjen e kamerave të vendosura nga bandat kriminale në shumë qytete të vendit vjen pas një analize për zbërthimin e krimeve të rënda.

Në një lidhje direkte për Top Story, Mullai tha se janë sekuestruar 299 kamera dhe janë marrë nën hetim 50 persona në të gjithë vendin, që do të ndihmojë në luftën kundër krimit.

Zëdhënësi i policisë tha se strategjia e re është hartuar të rritur parametrat e sigurisë dhe e gjithë situata është ende në proces hetimi.

“Për të shuar të gjitha aludimet, dua të them se ky operacion s’ka ndodhur për shkak të një ngjarje kriminale në Shkodër. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka zhvilluar një analizë , e cila ka konsistuar në marrjen e masave për rritjen e sigurisë në vend. U analizuan ngjarjet e vjetra kriminale, kapja e kërkuarve për vepra të rënda kriminale, çfarë do lloj kontrolli detajuar. Goditja e kontrabandës, fusha e narkotikes, krimet mjedisore etj. Nga muaji shtator-dhjetor, ka rritje të fortë të goditjes së policisë. Mbi bazën e kësaj analize u hartua një strategji e re në luftën kundër krimit, ku ishte dhe masat shtesë të sigurisë publike. Ka një keqinterpretim të ligjit të vitit 2016, neni nr.4 në lidhje me të drejtën të vendosjes së kamerave të sigurisë. Kush ka të drejtë dhe si ti vendosë ato.  Ne këtë po bëjmë, kontroll për zbatimin e masave shtesë të kontrollit të sigurisë.  Kur është hartuar kjo strategji e re janë hequr kamerat.  Strategjia e re është hartuar të rritur parametrat e sigurisë. E gjithë situata është nën hetim dhe në proces”- tha zëdhënësi Gent Mullai.

Pyetje: A ka sekuestruar policia ndonjë dvr të këtyre kamerave?

Mullai: Kur të përfundojë hetimi do ta themi këtë, janë pjesë e hetimit. Janë sekuestruar Dvr e kamerave. Serverat janë çuar në prokurori.  Aktualisht në të gjithë republikën janë çmontuar 299 kamera, 50 persona të proceduar penalisht.

Pyetje: Nga cili vit ndodhen këto kamerat e sekuestruara?

Mullai: Do ta nxjerrë hetimi këtë, nuk mund të japë asnjë detaj.

299 kamera gent mullai krimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

12:25 / February 9, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.