Shqipërinë e do shumë edhe Clayvion Winn, një amerikan që ka një dashuri shumë të madhe për gjuhën tonë, këngët, madje edhe për vallet tradicionale.
Winn shpalosi flamurin kuq e zi të cilën e mban në shtëpi. Ai u shpreh se do të ishte i nderuar që të kishte pasaportën shqiptare.
“Kam dashuri për shqiponjën. Po. Do të isha i nderuar që ta kisha. Miqtë e mi më thonë, duhet ta kesh pasaportën shqiptare, duhet të jesh një shtetas shqiptar, duhet të jesh ambasador i Shqipërisë. Çdo gjë është e mundur”, theksoi ai.
