Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Beckmann: Pronarët e mediave në Shqipëri shantazhojnë bizneset e huaja

14:23 / April 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beckmann
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjaft i ashpër ka qenë me mediat shefi i marrëdhënieve me publikun në ambasadën e SHBA në Tiranë, Brian Beckmann, i cili e vlerësoi si të një anshme dhe në shërbim të interesave të pronarëve dhe jo të vërtetës.

Ai ka folur gjatë një takimi me studentë të gazetarisë në universitetin “Beder”, ku foli për shantazhe dhe presione që pronarët e mediave të mëdha bëjnë ndaj bizneseve të huaja.

“Për fat të keq, ajo që shohim sot në Shqipëri është një hapësirë mediatike që bëhet gjithnjë e më e njëanshme. Më shumë se kurrë më parë, pronarët e mediave kanë një ndikim më të fortë në atë çfarë raportohet dhe se si mbulohet. Shohim aktorë të këqinj, si këta pronarë apo ata me influencë në këtë vend, të cilët e përdorin median për të kërcënuar me shantazh bizneset ndërkombëtare me qëllim që të dekurajojnë investimet dhe t’i hapin rrugën interesave të tyre personale”,- tha zyrtari i Ambasadës së SHBA.

Beckmann thotë lajmet e këtyre mediave përdoren si armë kundër biznesit, personave apo partive politike dhe jo si mjet për të treguar të vërtetën. “Shohim histori që janë shkruar, jo të bazuara në të gjitha faktet e vlefshme, por në të kundërt, me informacion të pjesshëm, të shtrembëruar që ofrohet për të promovuar interesin e një industrie, partie, një individi kundrejt një tjetri. Ata përdorin median me qëllimin e vetëm që të arrijnë atë që duan. Çdo takim ditor editorial në Shqipëri duhet të fillojë me pyetjen “Cila është historia qe duhet të tregojmë?” dhe jo “Kujt do t’i vihemi nga pas sot? Lajmet duhet të përqendrohen tek e vërteta, dhe jo si mund të përdoret forca e shtypit si një armë kundër një person, biznesi, apo një partie politike”,- deklaroi Brian Beckmann.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qafë Thanë/ Inagurohet sistemi i integruar i kontrollit, Mickoski: Nxit turizmin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

11:08 / November 22, 2026

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026

 “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij

15:16 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.