Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryeministri kroat kundër presidentit të tij: Kosova nuk u aneksua, është shtet i pavarur

13:53 / January 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 106
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, ka shokuar me deklaratën se Kosova i është aneksuar Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar, gjë që nxit një debat të madh në një kohë që tensionet mes dy vendeve janë të larta. Kryeministri Andrej Plenkoviç kritikoi ashpër presidentin e vendit, Zoran Milanoviç, për deklaratën që shokoi perëndimorët dhe që u bë lajm kryesor në mediat serbe dhe ruse.

“Asnjë shtet nuk e ka aneksuar Kosovën. Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga Kroacia. Po të ishte aneksuar, këtë do ta bënte një shtet. Është e rëndësishme që Kosova të jetë e pavarur, që ne të kemi marrëdhënie diplomatike me të”, deklaroi kryeministri kroat. Plenkoviç shtoi më tej se presidenti nuk e di konceptin e të drejtës ndërkombëtare për aneksimet.

Ky reagim erdhi pasi Milanoviç tha se Kroacia bashkë me perëndimin aneksuan Kosovën dhe ia rrëmbyen atë Serbisë. Ai u shpreh kështu duke komentuar me zemëratë të madhe dërgimin e tankeve perëndimore për në Ukrainë, ku përmendi edhe frikën që nënvlerësimi i Rusisë si fuqi bërthamore mund të sjellë shkatërrim për të gjithë dhe një luftë të tretë botërore. Presidenti kroat theksoi se nuk po kërkon të vendosë në dyshim pavarësinë e Kosovës, por se këtë po e bën për të nxjerrë në pah nga ku ka nisur dëshira e Rusisë për aneksimet e saj në Ukrainë.

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj thotë se procesi i pavarësisë së Kosovës ka qenë i njëjtë me atë të Kroacisë. Ajo thekson edhe se ka qenë Kroacia ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. ”Kontestimi i shtetësisë së Kosovës do të ishte sikur sot po e kontestojmë shtetësinë e Greqisë moderne (e cila u themelua në vitin 1830) ose të Bullgarisë (format e para të shtetësisë moderne të së cilës u njohën më 1878)”,-shkruan në një postim në facebook.

Andrej Plenkoviç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.