Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

4 simptomat e atakut kardiak

14:57 / January 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zemra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ataku kardiak është një prej shkaktarëve kryesorë të vdekshmërisë në vende të ndryshme. Kjo sëmundje ka përparuar ndjeshëm vitet e fundit duke ngritur alarmin në shumicën e shoqërive moderne. Jo më pak i rrezikuar mbetet edhe vendi ynë, ku dhjetëvjeçarin e fundit janë shumëfishuar rastet e prekjes nga ataku kardiak, ku krahas meshkujve një targetgrup shumë i rrezikuar janë femrat. Në këtë artikull do të njiheni me 4 simptomat e atakut kardiak që asnjë femër nuk duhet të injorojë në të përditshmen e saj :

1.Dhimbje në shpinë, qafë, nofulla dhe në krahë: Në përgjithësi simptomat e para të atakut kardiak janë shtrëngimet në kraharor ose në krahun e majtë, por jo më pak të rëndësishme janë dhimbjet në shpinë, nofulla dhe qafë. Dhimbja mund t’ju shfaqet papritur dhe bëhet gjithmonë e më e fortë. Në qoftë se zgjoheni në mes të natës me dhimbje të tilla është mirë të lajmëroni menjëherë mjekun ose të paraqiteni në spital.

2.Dhimbje e fortë në stomak: Dhimbja therëse në zonën abdominale, përreth stomakut, nuk është vetëm simptomë e helmimit apo ndonjë ftohjeje të mundshme. Kur dhimbja bëhët më e fortë se zakonisht, aq sa ju duket sikur ju lë pa frymë, duhet të tregoheni të kujdesshme dhe të mos e neglizhoni pasi mund të jeni duke kaluar një goditje në zemër.

3.Gulçim gjatë frymëmarrjes dhe marramendje: Marramendja, e shoqëruar me vështirësi në frymëmarrje të cilat ngjasojnë me gulçimin pas një maratone, janë një tjetër simptomë e atakut kardiak që nuk duhet injoruar.

4.Shtrëngim në kraharor: Në qoftë se ndjeni shtrëngim në krahahor, therje të bezdisshme në gjoks apo rritje të temperaturës trupore që ngjan me djegien duhet të ndërhyni menjëherë pasi mund të pësoni atak kardiak.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.