Mikela, ish-konkurrentja e “Big Brother Vip”, por edhe shoqja e ngushtë e Efi Dhedhes, ka reaguar e irrituar kundër aktores Olta Gixhari pas deklaratave të bëra nga kjo e fundit për Kiarën dhe Efin, se do të tregojë gjërat që di për jetën jashtë “Big Brother”.
Përmes një postimi, Mikela shkruan se i vjen keq, por edhe mirë që Olta po mbahet në “BBV”, pasi vetëm kështu po tregon fytyrën e vërtetë dhe po njihet se kush është.
“Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi, por njëkohësisht më vjen dhe mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë. Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral, e ke shumë gabim, kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis. Kurioze jam çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty”, shkruan Mikela.