Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta: Dorëheqja e Bashës nuk ekziston në Gjykatë, është një mashtrues i rëndomtë

21:22 / January 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli sot edhe në lidhje me rolin e z. Basha dhe përfitimet e tij personale, kur tanimë nuk është gjë tjetër veçse një kryetar i dorëhequr.

Sipas Metës, dorëheqja e tij nuk ekziston në Gjykatë, ndërsa e cilësoi si një mashtrues të rëndomtë që çdo veprim apo mosveprim e kryen në shërbim të Edi Ramës, ku këtu përmendi edhe mos regjistrimin e PD në zgjedhjet e 13 tetorit.

Çfarë ju rezulton të ketë përfituar personalisht z. Basha përveçse sot është një kryetar i dorëhequr dhe pak a shumë një eksponent i PD në hije dhe pa identitet të qartë, po them unë meqenëse PD është në dysh?

Një kryetar i dorëhequr dhe dorëheqja e të cilit nuk ekziston në Gjykatë? Mund të themi që është thjesht një mashtrues i rëndomtë që gjithçka e bën në funksion të Edi Ramës dhe për këtë sigurisht që merr shpërblime nga ai, që nuk janë të ndershme.

Dhe kur flisni për shpërblim besoj e keni fjalë edhe për mos regjistrimin e kësaj dorëheqjeje, që gjithsesi është përkthyer në një problem ose në një ngërç për opozitën në tërësi…

Nuk është ngërç i opozitës. Është një lojë e përbashkët Rama – Basha. Lulzim Basha e la opozitën pa asnjë bashki, e la pa asnjë këshilltar. Lulzim Basha nuk pranoi të regjistronte PD-në as për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit, të cilat unë i caktova, pasi shtyva zgjedhjet e qershorit, me kërkesën e Lulzim Bashës. Edhe datën e zgjodhi Lulzim Basha. U regjistruan partitë e tjera të opozitës. Ai nuk pranoi. Pse nuk pranoi për një datë që e zgjodhi dhe që ia kërkoi vetë Presidentit? Sepse nuk e linte Edi Rama. Sepse po të regjistrohej Basha, Edi Rama nuk kishte alibi për të mos i bërë zgjedhjet, sepse ndërkombëtarët po i thoshin bëj zgjedhjet, ja PD do marrë pjesë. Ky nuk e regjistroi formalisht dhe ai u thoshte ndërkombëtarëve “ja e shikoni, me kë do bëj unë garë? PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhje”. Pra, këto janë gjëra të qarta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.