Për eskspertin britanik të marrëdhënieve ndërkombëtare, Daniel Smith, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç po përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe Ballkanin, në përpjekje që të qëndrojë larg përballjes me qytetarët për problemet e shtetit.
“Realisht Vuçiç e ka të vështirë vetëm sepse çështja e Kosovës e mban në pushtet dhe larg përballjes me problemet e qytetarëve. Nëpërmjet strategjisë “përshkallëzim deri në deeskalim”, Vuçiq po përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe Ballkanin, për të përfituar edhe nga Perëndimi edhe nga Lindja”- u shpreh Smith.
Ai tha se derisa të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme për të dy vendet sa i takon njohjes reciproke, Vuçiç do të përpiqet të provokojë tensione për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor.
