Fatbardh Kadilli deklaroi sot se askush nuk po jep zgjidhje për strategjinë si të ringrihet opzozita. Ai tha në ABC se Sali Berisha është një e shkuar dhe e shkuara s’mund të jetë alternativë politike përballë qeverisë së socialistëve. Ai theksoi se përçarja e opozitës mund t’i japë fitoren mazhorancës në 61 bashkitë e vendit.
“Askush nuk jep zgjidhje se si mund të ringrihet opozita. Opozita në momentin që ka hyrë e përçarë, e ka firmosur humbjen në 61 bashkitë e vendit. Duhet ringritur opozita dhe ajo ringrihet me model të ri politik. Berisha e ka konsumuar kohën e vet politike. Ai është e shkuara dhe e shkuara nuk mund të jetë e ardhmja”, tha Kadilli.
