Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në bregdetin e Vlorës.
Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë në breg nga dallgët e detit në Zvërnec, ndërsa sipas informacioneve të para, mendohet se i përkiste një të sëmuri mendorë.
Trupi i pajetë është dërguar në morg, ndërsa për momentin dihen ende detaje të tjera rreth kësaj ngjarje. Policia dhe grupi hetimorë kanë nisur menjëherë hetimet.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë
Informacion paraprak
Rreth orës 15:20, në plazhin e Zvërnecit, është gjetur një trup i pa jetë i cili i përket shtetasit I.I., 56 vjeç.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Dyshohet se shtetasi I.I, kishte probleme mendore dhe ishte endacak.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
