Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”, gazetari Bajrami: Grupet kriminale e kanë metodë përdorimin e sendeve të policisë

21:20 / February 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mand bajrami1 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari i kronikës Armand Bajrami i ftuar në studion e emisionit “Në Shënjestër” në News24 ka folur në lidhje me vrasjen e Brilant Martinajt në korrik të vitit të kaluar, teksa tha se kjo ngjarje duhet të hetohej se bashku me rastin e zhdukjes së kushëririt të tij, Ervis Martinaj.

Sipas Bajramit vrasja e Martinajt është një atentat i mirëmenduar deri në detaj dhe janë kujdesur gjithë aktorët e përfshirë të mos lënë gjurmë dhe të mos identifikohen nga autoritetet, ndërsa shtoi se grupet kriminale e kanë bërë pjesë të tyren përdorimin e sendeve dhe mjeteve që përdor policia.

Sa i përket zhdukjes së Ervis Martinajt dhe aludimeve rreth fatit të tij, Bajrami deklaroi se situata është tejet komplekse dhe e vëshitrë për t’u zbardhur.

“Kjo ngjarje rëndësinë e merr jo vetëm për shkak se ka qenë një masakër me 3 viktima por edhe për shkak të mënyrës si ka ndodhur. Është një atentat i mirëmenduar deri në detaj dhe janë kujdesur gjithë aktorët e përfshirë të mos lënë gjurmë dhe të mos identifikohen nga shteti. Nëse një efektiv policie ka qenë i përfshirë në këtë skemë për ekzekutimin e 3-fishtë edhe persona që duhet t’i gjurmojnë këta punonjës mund të jenë hallka të kapura nga krimi. Vetëm për shkak të organizimit të kësaj ngjarjeje në çdo grup kriminal te provat materiale janë mjete që përdorin forcat e policisë, grupet kriminale e kanë bërë pjesë të tyren përdorimin e sendeve dhe mjeteve që përdor policia.

Puna është e gjitha e grupit të Hetimit. Theksoj se Martinaj si një personazh kompleks , është si një hallkë që lidh një zinxhir ngjarjesh kriminale. Por nga ana tjetër familjarët e tij e meritojnë që të mësojnë për fatin e tij.  Situata është komplekse dhe e vështirë për t’u zbardhur. Patjetër që së paku duhet të kishim një bashkim të të dy rasteve dhe jo prokurori të ndryshme”, tha Bajrami.

Gazetari martinaj sendeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.