Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Historia tronditëse e Nikollës: Vrava gruan, por doja që të gjuaja viçin. Bëra 6 vite burg dhe sot…

09:57 / February 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nikolla Gjet Noci nga Puka, ka treguar mes lotëve në emisonin “Aldo Morning Show” për të shkuarën e tij jo fort të mirë. Zoti nuk i dha një fëmijë dhe ka jetuar vetëm me gruan. Pavarësisht se nuk kishin fëmijë, ata kanë qenë të lumtur bashkë dhe kanë kaluar një jetë të mirë. Në 2009 jeta e tyre mori një kthesë tjetër, kur ai pa dashje, duke tentuar të fuste viçin në stallë, ka vrarë gruan me një mjet prerës, të cilën e la të vdekur menjëherë. Ai u fut në burg dhe kreu dënimin që meritonte.

Pjesë nga rrëfimi

Unë kam mbajtur vazhdimisht 2-3 lopë dhe çdo viç i lopës ose çdo bagëti që del nga stalla, ai nuk ka parë dritë dhe është shumë e vështirë për ta futur brenda. Ne u munduam ta izolojmë dhe ta fusim në stallën ku na doli bashkë me gruan. Ai ishte shumë i vështirë, unë me pahir për të qëlluar viçin për ta ndaluar, e kam goditur gruan me një mjet prerës dhe i është shkaktuar vdekje e menjëhershme.

Pasi ndodhi kjo, kam lajmëruar policinë, ka ardhur policia, jam arrestuar, dhe jam dënuar me 8 vite burg. Me sjellje të mirë kam përfituar rreth dy vite, kam dalë me 6 vite e pak mua. Kur dola nga burgu, mbajta shpresë se dikush do më ndihmojë nga njerëzit e mi. Jo se nuk donin të më ndihmonin, por nuk kishin iniciativë për të hyrë për një person tjetër që të kem në krahë një grua.

Në 2009 kam dalë nga burgu dhe jetoj vetëm. Punoj si çdo njeri tjetër dhe akoma nuk e kam humbur atë fuqinë e punës, pasioni im është pak blegtori dhe pak bujqësi. Blegtoria më ndihmon shumë se kaloj stresin me to, në ambient të pastër. Merrem dhe me bujqësi, mbjell misër, jonxhe, probleme ekonomike nuk kam.

Nikolla Gjet Noci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

10:12 / November 4, 2026

Travelbinger: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

10:11 / November 3, 2026

Filmi i animuar shqiptar ‘Zemërimi i shkronjave’ do të restaurohet pas 45 vitesh/ Një mesazh për fëmijët mbi dashurinë për gjuhën shqipe

13:04 / November 2, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.