Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur deputetit të PD-së, Gazment Bardhit, pas refuzimit që opozita i bëri mbajtjes së interpelancës për çështjen “McGonigal” me të, në vend të mungesës së kryeministrit Edi Rama. Spiropali tha se refuzimi i interpelancës me të tregon se opozita nuk ka qëllim për zbardhjen e çështjes McGonigal.
“Unë nuk e kuptoj pse keni frikë, ju personalisht zoti Bardhi. A kërkoni sqarime mbi çështjen? A doni të zbardhet çështja, qetësohuni se kemi gjithë durimin për tu dëruar si ngritur si ulur. Nguti juaj për të nxjerrë konkluzione me miratim në SHBA, tregon se jeni qesharak.
Si grata dhe non-grata, keni dy jave që gricni nervat e miletit dhe nuk na lejoni sot t;iu japim shpjegime për këtë çështje. E kuptoj ngutin tuaj, dëshpërimin tuaj. Se dhe i mbyturi po i kap pas flokëve, mund të kalojë ndonjë kanal, por ju duhet të kaloni oqeanin”, tha ajo.
