Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj është paraqitur këtë të enjte në SPAK. Autoritetet greke dërguan letërporosinë me procedimin penal të dënimit të Ismailajt me 3 vite burg për dy vepra penale.
SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg për fshehje të dënimit me 3 vite në Greqi në formularin e vetëdeklarimit, ndërsa la hapësirë, që nëse i pandehuri jep pëlqimin të aplikohet neni 63 i Kodit Penal, punë në interes publik për 150 orë.
Kryebashkiaku socialist i denoncuar nga Partia Demokratike, u dënua në vitin 2000 me vendim të formës së prerë nga një gjykatë greke, me 3 vite burg për rrahjen e një personi.