Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj në shkollën e re “Bedri Llagami”: Kushte më të mira për nxënësit, zaptimi i hapësirave publike ka marrë fund

12:00 / February 3, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 02 03 at 11.57.16
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet për ndërtimin e shkollës së re “Bedri Llagami” në Vaqarr, e cila do të mirëpresë 600 nxënës me kushte më të mira për ta. Gjatë inspektimit, Veliaj tha se në zonën e Vaqarrit po investohet çdo ditë e më shumë.

“Sot është një ditë shumë e mirë për Vaqarrin! Jemi në fund të punës për shkollën e re “Bedri Lllagami” – një shkollë e bashkuar me parashkollorin, 9-vjeçaren dhe shkollën e mesme – me të cilën zgjidhim përfundimisht hallin e komunitetit. Fillimisht strehuam njerëzit e prekur nga tërmeti, tani po ndërtojmë shkollën, dhe hapi i tretë janë institucionet vendore”, tha Veliaj.

Ai kishte një thirrje për këdo që zapton hapësirat publike. “Të zaptosh oborrin e shkollës ku mblidhen fëmijët është turp. Por, si çdo punë tjetër e bashkisë, ku jemi mësuar me bllokime e gjyqe nga politika, edhe këtu kemi pasur vonesa. Është mëkat që nuk e përfundojmë dot ende hyrjen e shkollës sepse jemi në gjyq me dikë që ka ndërtuar lokal brenda territorit të shkollës. Ky nuk është një vend pa zot! Nuk besoj se ka gjyqtarë që vazhdojnë të lejojnë legalizime në varreza dhe në oborr të shkollës. Thirrja për qytetarin që ka zaptuar shkollën për të bërë lokal është e thjeshtë: Largohu pa hyrë forca e ligjit! Nuk bëhet fjalë për një nevojtar apo një njeri që është pa shtëpi. Bëhet fjalë për një njeri që, për 30 e ca vite, në këtë rrumpallën e tranzicionit, fitoi para në oborr të shkollës. Çdo gjë ka një limit. Tani që shkolla bëhet e re, nuk mund të kthehemi te zakonet e vjetra”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës është e vendosur t’i shkojë deri në fund fenomenit të zaptimit të hapësirave publike, duke risjellë në vëmendje rastin e konvikteve në Qytetin Studenti.

“Jam i vendosur ta luftoj këtë fenomen deri në fund, edhe te konviktet e Qytetit Studenti. Vërtet po mbarojnë godinat e reja aty, por nuk do ketë më rikthim të atyre që i zaptuan konviktet. Kuptohet, kanë qenë vitet e vështira në ’90, por për sa kohë ke nevojë, bashkia të jep bonus qiraje dhe gjen një shtëpi tjetër pa zaptuar konviktin. Nëse 99.99% e Tiranës ja del me mënyra ligjore të ecin përpara në jetë, me punë dhe ndershmëri, atëherë edhe 0.01% që zapton konvikte ose shkollat, do të duhet të na mirëkuptojnë dhe do të duhet të sillet si shumica. Ky qytet nuk do të bllokohet nga një pakicë e vogël”, theksoi ai.

Në fund, Veliaj ftoi banorët që të regjistrojnë fëmijët në shkollat pranë banesave të tyre për të shmangur mbingarkesën dhe mësimin me dy turne.

“Palestra do të jetë në shërbim të komunitetit, bashkë me fushat e kalçetos dhe terrenet sportive. Ne fitojmë jo vetëm një kampus akademik nga mosha 4-18 vjeç, por edhe një kampus sportiv. Ftesa për të gjithë prindërit është: Vaqarri tani është një lagje e Tiranës. Këtu vjen autobusi, rruga është riparuar, jemi pak minuta larg Unazës së Madhe. Është mëkat të torturojnë fëmijët, duke i çuar në Kombinat. Tani që kemi një shkollë të re, që e ka zili qendra e Tiranës, duhet që fëmijët të regjistrohen këtu”, u shpreh Veliaj.

WhatsApp Image 2023 02 03 at 11.56.58
WhatsApp Image 2023 02 03 at 11.57.05
WhatsApp Image 2023 02 03 at 11.57.12
WhatsApp Image 2023 02 03 at 11.57.16

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.