Në “Big Brother VIP Kosova” u realizua mbrëmë darka e të nominuarve, të cilët janë Vedati, Atdheu, Blasta, Mbresa, Himena dhe Arta.
Në një moment, Vedati u shpreh se dinjiteti për të është shumë i rëndësishëm dhe se nuk do të bënte kompromise.
Teksa iu përgjigjej pyetjeve që banorët i drejtonin, ai u ndal edhe te një tjetër konkurrent, Stresi, për të cilin tha se e ka përdorur sëmundjen e ish-gruas së tij.
“Për shembull Stresi ka thënë se unë kam ardhur këtu me u bashku me ish gruan e tij, e ka përmend një sëmundje, i uroj shërim të shpejtë, por unë ja kam thënë troç për para nëse kishte dashur me investua, nuk kishe pasur nevojë me hy këtu fare. Por, përdorimi i sëmundjeve të tilla, edhe nëse ke ardhur, ke mundur t’i ndihmosh jashtë me i ndihmua personi tënd jashtë je shumë më i fuqishëm se këtu”, ka shtuar ai.
