Efi Dhedhes është një nga konkurrentet më të komentuara në “Big Brother Vip”. Së fundmi, ajo ka ndarë një detaj nga jeta e saj personale në një bisedë me Nitën dhe Luizin, duke vendosur të flasë për të dashurin e saj. Ajo thotë se më parë, duke njohur veten dhe karakterin e temperamentin impulsiv, mendonte se do kishte në krahë një partner “të egër”, por ka ndodhur e kundërta.
Pikërisht për të dashurin e saj, të cilit ndonëse nuk ia ka zbuluar emrin, i ka zbuluar disa cilësi. Në një bisedë me Nitën dhe Luizin Efi është shprehur se qetësia e tij e ka bërë për vete që në fillim.
“Me natyrën time mendoja se më duhej ndonjë njeri i ashpër. Por nuk ka lidhje fare një qetësi absolute, sa të bën të ndihesh keq. Thjesht respekt dhe më nxjerr më të mirën time. Thjesht ideja që nuk ma merr për dobësi atë që unë ndjej. Është një çun shumë i mirë, i sjellshëm, i edukuar ,”-ka shtuar Efi.
Më herët ish-konkurrentja e Përputhen është shprehur se partneri i saj e ka mbështetur në vendimin për të marrë pjesë në “BBV”.
