Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Orjol Lame zgjohet pas 3 muajsh nga koma, shkaktoi aksidentin ku u shua familja shqiptare

19:26 / February 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
JPEG 20221101 095718 1697203371466068563 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I vetmi i mbijetuar nga aksidenti tragjik i 30 Tetorit 2022 ku humbën jetën 4 shqiptarë është zgjuar nga koma. Ai është Orjol Lame. I riu ishte në drejtimin e mjetit atë mbrëmje kur u përplas me një shtëpi. Për pasojë humbën jetën bashkëshortja 22-vjeçe Shane Hyseni, djali Mattias dhe vëllai e motra e 22-vjeçares, Resat e Rejana Hyseni.

Pas 3 muajsh, Lame është zgjuar nga koma dhe ka mësuar tragjedinë. Mirëpo siç shkruajnë mediat, gjendja e tij neurologjike është mjaft e rëndë. Ai nuk është ende në gjendje të flasë dhe nuk kujton dot asgjë nga ajo që ka ndodhur.

Përveç pasojave shëndetësore, Lame duhet të përballet me lajmin e humbjes së familjes dhe ndoshta edhe dënimit në gjyq. Një ekspert, siç shkruajnë mediat, do të vlerësojë nëse ai është ose jo në gjendje që të paraqitet në sallën e gjyqit.

Nga analizat e kryera rezultoi se 32-vjeçari kishte konsumuar alkool dhe drogë para aksidentit t tragjik dhe pritet që të akuzohet për vrasje në rrugë dhe drejtim i makinës nën efektin e drogës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 Tetor të vitit të kaluar. Orjol Lame, gruaja e tij, Shane, djali Mattias dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, Rejana dhe Resati, po ktheheshin nga një darkë në Reggio Emilia. Por makina e tyre u përplas në një shtëpi të pabanuar. Shane, Mattias, Rejana dhe Resati humbën jetën menjëherë si pasojë e përplasjes së fortë.

Lame ishte i vetmi që mbijetoi dhe u dërgua në spital. Më vonë, mediat zbuluan se përveçse i jepte makinës i droguar, ai kishte precedentë penalë pasi ishte arrestuar për shpërndarje droge. Por sipas mediave italiane, Lame për shkak të një urdhër dëbimi nuk mund të merrte kurrë një patentë italiane. Për këtë arsye, më 30 Tetor ai ka qenë duke i dhënë një makine, e cila ishte e pasiguruar dhe në emër të një personi që kishte ndërruar jetë

djali Mattias Shane Hyseni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026

Në 17:00 nis Kuvendi/ Presidenti mesazh deputetëve: Energjia qytetare të ushqejë dialogun

17:00 / September 8, 2026

Rregullorja e re/ Avokatët bojkot pa afat për gjyqet në GJKKO: Ndalimi i celularit na cenon punën

15:56 / September 8, 2026

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.