Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me dëshminë e pastrueses Rozeta Dobi.
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në “Panorama TV” se pastruesja ka zbuluar se një rast gjeti në krevatin e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi, shuma të konsiderueshme parash të mbuluara me batanije dhe i sistemoi në një sirtar.
“Policia ndoqi një rrugë tjetër, mori telefonin e pastrueses dhe kontaktoi të gjithë pronarët e banesave ku ajo kishte punuar. Asnjëri prej tyre nuk pranoi para. Ajo dha shpjegime mbi paratë. Ndërkohë që Rozeta Dobi pyetej, Alda Klosi ndodhej e shoqëruar duke u marrë në pyetje në një ambient të veçuar. Rozeta Dobi deklaroi se ka punuar në disa banesa të Klosit që nga viti 2018. Kam konstatuar në krevatin e saj shuma të konsiderueshme parash mbuluar në batanije, i sistemova në sirtar dhe i tregova se ku i kishte. Bëhet fjalë për një banesë ky Kosi jetonte me vajzën dhe ish bashkëshortin. Deklaron se ka ndërruar disa herë shtëpi, e fundit tek rruga e Kosovarëve. Në dhjetor kur familja ishte ndarë, Klosi më kërkoi që t’i merrja e t’i ruaja. Mora kasafortën bashkë me djalin, disa i sistemova tek tubi aspirimit dhe disa i lashë t’i rregulloja më vonë. Ngjarja e 16 dhjetorit e inskenova që ajo të fajësonte bashkëshortin. Pas këtij deklarimi i janë komunikuar akuzat, ka kërkuar që të kujdeseshin për vajzën e mitur dhe të njoftoheshin familjarët e avokati. Nuk ka përmendur emër zyrtari që është i përfshirë. Kush janë personat që i jepnin para Alda Klosit? Hetimi do vijojë me tej. Kjo nuk do të thotë që të nesërmen, gjatë ballafaqimit me Klosin mund të mos nxjerrë emra. Flet për gjithë ngjarjen, ka folur për disa banesa që Klosi nuk i ka deklaruar në formularin e pasurisë. Janë disa detaje që do duhet të konfirmohen. Është në dorën e saj nëse do të pranojë të bashkëpunojë. Ka qenë njeri i rëndësishëm, njeri i besueshëm i Arben Ahmetaj. Mund të ketë para të tjera kesh. Ky konflikti mes çiftit na nxori që na banesat e zyrtarëve kanë para dhe bashkëpunojnë edhe me pastrueset për t’i ruajtur.”