Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe 1000 të tjerë kanë mbetur të plagosur, për shkak të të zjarreve vdekjeprurëse në Kili. Rreth 260 zjarre janë aktive në të gjithë rajonin e djegur, me 28 prej tyre të konsideruar veçanërisht të rrezikshëm.
Gati 1,500 njerëz kanë ikur në strehimoret e zonës. Të paktën 26 nga 970 të plagosurit janë të listuar në gjendje të rëndë në spitalet lokale. Zjarret intensive kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke djegur toka, pyjet dhe prodhimet bujqësore.
Për ngjarjen ka reaguar dhe president i vendit, Gabriel Boriç, duke lëshuar deklarata emergjente për rajonet kryesisht rurale jugore të Biobio, Nuble dhe Araucania në një përpjekje për të shpejtuar lehtësimin.
Zjarret kanë djegur rreth 270,000 hektarë, thanë zyrtarët, ose e përllogaritur ndryshe sa madhësia e shtetit amerikan të Rhode Island.