Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Temperaturat nën zero gradë, UKT: Masat që duhet të merrni për mbrojtjen e tubacioneve

18:06 / February 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 02 06 at 18.01.40 e1675703158834
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana është përfshirë gjatë ditëve të fundit nga moti i ftohtë i karakterizuar nga temperatura mjaft të ulëta. Nisur nga kjo situatë, Ujësjellësi i Tiranës ka njoftuar qytetarët të marrin masa për mbrojtjen e sistemit të brendshëm ujësjellës.

Qytetarët që jetojnë në katet përdhese këshillohen që të mbulojnë ose të izolojnë tubacionet kur janë të ekspozuara me ambientin e jashtëm, për të siguruar një mbrojtje optimale.

UKT i bën thirrje qytetarëve që për çdo problematikë të kontaktojnë në numrin e telefonit 08004488 ose të drejtohen në të gjitha pikat e tij pranë zonave të tyre të banimit.

Njoftimi i plotë

Një njoftim i rëndësishëm për qytetarët e Tiranës. Temperaturat sa vijnë e po ulen çdo ditë e më shumë, ndaj marrja e disa masave parandaluese, na mbron përgjatë çdo vështirësie në familjet tona.

Ne duam t’u japim disa këshilla, se si të kaloni sa më lehtë këto ditë të ftohta dimri. UKT sugjeron për mbrojtjen e sistemit të brendshëm të rrjetit ujësjellës dhe ruajten e matësave të ujit, që:
Të tregojmë kujdes dhe kontroll ndaj tubacioneve/instalimeve brenda pronës tuaj, përfshirë këtu edhe ujëmatësit.

(Të brendshëm ose të jashtëm), për shkak të kushteve atmosferike. Në katet përdhese, ku tubacionet janë më të ekspozuara me ambientin jashtë dhe rrjedhjet janë më potenciale, lutemi të mbuloni apo izoloni ato, për një mbrojtje optimale.

Ne jemi në gatishmërinë tuaj, çdo ditë, në çdo orë. Ju lutem sinjalizohuni për çdo problematikë në numrin tonë 08004488 dhe në “Pikat UKT” pranë zonave tuaja të banimit. Së bashku përgjatë çdo vështirësie.

UKT
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Filmi i animuar shqiptar ‘Zemërimi i shkronjave’ do të restaurohet pas 45 vitesh/ Një mesazh për fëmijët mbi dashurinë për gjuhën shqipe

13:04 / November 2, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

15:55 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.