Fenomeni i “Big Brother Albania Vip 2”, këngëtari Luiz Ejlli është njeriu që po thyen çdo rekord shikueshmërie. Me gabimet në lojë, ai ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve. Shumë është folur edhe në rrjete sociale për familjen e tij, edhe pse vetë artisti nuk flet në shtëpi për këtë pjesë.
Ata jetojnë në SHBA, dhe përmes një telefonate mamaja e Luizit ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë. Në një intervistë për një emision në RTSH, ajo ka thënë se po e ndjek Luizin dhe se është e lumtur për rrugëtimin e tij, duke theksuar se e gjitha është një lojë dhe si e tillë duhet konsideruar. Por, po ashtu tha se uron të ketë sa më pak njerëz negativë aty brenda.
“E shof që aty është një lojë e madhe nervash për të gjithë është e lodhshme për të gjithë, uroj që të ketë sa më pak njerëz negativë dhe ta shohin më shumë si një lojë”,-ka thënë mamaja e Luizit.
