Pas tërmeteve të fuqishme të së hënës, ku dy më të fuqishmit ishin 7,8 dhe 7,7 rihter, një zjarr i madh shpërtheu në portin e Iskenderun në Turqi.
Tërmeti shkaktoi viktima në 10 provinca në Turqi, si dhe në Siri. Si pasojë e tërmetit një zjarr i madh përfshiu kontejnerët në portin e Iskenderun mbrëmjen e së hënës. Re të mëdha tymi mbuluan zonën, ndërsa me dhjetëra zjarrfikës luftuan me flakët deri në orët e para të së martës.
Dëmet e shkaktuara janë tejet të konsiderueshme pasi zjarri përfshiu me dhjetëra kontejnerë.