Mes personave që humbën jetës si pasojë e tërmeti magnitudë 7.8 në Turqi dhe Siri është edhe një politikan turk.
Bëhet fjalë për Yakup Tas, 63 vjeç, një anëtar i partisë në pushtet të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, i cili u gjet mes rrënojave të shtëpisë së tij në qytetin Adiyaman.
Agjencia Anadolu shkruan se bashkëshortja, vëllai, kunata dhe dy nipërit e tij kanë vdekur gjithashtu.
Deri më tani, janë raportuar të vdekur mbi 5 mijë njerëz, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.