Dhimbja nuk gjen fjalë në përshkim, të një katastrofe humanitare që kanë lënë tërmetet në shumë rajone të Turqisë dhe të Sirisë. Fotoja e shkrepur në Siri shndërruar në portretin kryesor të pasojave nga tërmeti. Mariam, u gjend nën rrënojat e shtëpisë së fëmijëve në Besnaya-Bseineh, një fshat i vogël në Haram, Siri teksa mbronte të vëllanë, Ilaaf, por pas saj qëndron një histori më e trishtë.
Në momentin që është gjendur nga ekipi i kërkim shpëtimit, e vogla iu është lutur që ta shpëtonte, e në këmbim do të bëhej shërbëtorja e tyre. “Më largoni nga këtu, unë do të bëj gjithçka për ju. Unë do të jem shërbëtorja juaj”, iu ka thënë ajo e ndërsa një shpëtimtar përgjigjet, “Jo, jo.”
Mustafa Zuhir Al-Sayed, babai i tyre thotë se e gjithë familja e tij ka shpëtuar shëndosh e mirë. I ngujuar nën rrënoja, Al-Sayed tha se familja e tij recitoi Kuranin dhe u lut me zë të lartë që dikush t’i gjente.