Volkan Kahraman, ish-futbollist i kombëtares austriake, ka ndërruar jetë pas një përplasjeje fizike me një tjetër person.
Kahraman raportohet se është qëlluar për vdekje pas një sherri banal në rrugët e Vjenës me personin i cili dyshohet se ishte një i njohur i tij. Më pas, autori 46-vjeçar është vetëvrarë.
Ish-mesfushori Kahraman, e nisi karrierën në vitin 1997 te Fejnord i Roterdamit, duke kaluar më pas në klube të ndryshme në Austri. Në fillimin e viteve 2000, ai ka luajtur tre ndeshje me përfaqësuesen e vendit të tij.