Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Targat nga 140 mijë lekë, Gonxhja: Ankand kur i njëjti kombinim kërkohet nga më shumë se një person

09:17 / February 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blendi 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka folur mbi targat e personalizuara, një risi në vendin tonë, ku tanimë të gjithë ata persona që dëshirojnë të kenë një targë ndryshe nga tradicionalet, mund ta zgjedhin vetë algoritmin e tyre online dhe ta përfitojnë në çast targën e tyre. Gonxhja u shpreh se këto targa do të nisin nga 1.4 milion lekë të vjetra, dhe këtu iu referuar kombinimeve me 5 deri në 7 germa dhe numra.

“Këto quhen shërbime luksi, për të privilegjuarit. Një targë e tillë shkon mbi 1.4 milion lekë të vjetra. Ky është një shërbim që i takon një grupi shumë të vogël. Kategoria e parë që do ofrohet online do të jetë nga 5 karaktere deri në 7. Këto do të ofrohen online me rezervimin e parë. Në rast se brenda këtij rezervimi një algoritëm i sistemit do të konstatonte që do të bëhej më e rrallë, kjo do të kalonte menjëherë në ankandim. Pra, në rast të tillë, ju njoftoheni se kur do të jetë ankandi dhe ai që do të ofrojë më shumë, ai do ta marrë targën. Kjo pasi për këtë targë mund të kenë interes më shumë se sa një person. Ky është një “kurth” për një kategori që për ego, për status do ta bëjë këtë”,-tha në “A2cnn”.

A mund të udhëtohet jashtë vendit me këto targa?

Gjithë homologët tanë janë në dijeni për ndryshimet që ne kemi bërë, pra qytetarët mund të dalin lirshëm jashtë vendit. Kjo shkon në të mirën e sigurisë rrugore, pasi duke qenë me më pak gërma është më shumë e memorizueshme.

Ti do të kishe një targë të personalizuar?

Unë do shkisja shumë rëndë në tifon tim interiste, do ishte një “AM4L4”.

Po me ngjyrat a mund të luhet?

Jo në këtë fazë jo. Më pas do të shkojmë në ndryshime të tjera. Kjo targë do të jetë e mundshme për t’u mbajtur edhe në ato raste kur, ju edhe pse mund ta ndërroni makinën, që mjafton të jetë vit prodhimi më i ri se e para, dëshironi që të mbani të njëjtën targë, meqenëse presupozohet se jeni të lidhur me të. Por, kjo nuk do të thotë që mund të mbani të njëjtën targë në dy apo më shumë mjete.

Blendi Gonxhja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media italiane: Shqipëria, perla e Mesdheut që të kujton Karaibet

11:23 / June 23, 2026

“Daily Express”: Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga Britania

10:10 / June 22, 2026

Shqipëria zgjidhet në UNESCO, bëhet pjesë e komitetit që vendos për trashëgiminë kulturore jomateriale

14:19 / June 20, 2026

Rama ndan pamjet e Pallatit të Kulturës “Vaçe Zela”: Tanimë i rilindur me kushte dinjitoze

08:51 / June 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.