Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për shpërndarje droge. Atij iu sekuestruar 25 doza heroinë, dy aparate celulare dhe biçikleta.
M.H ishte në vëshgim nga policia, pasi për të disponohej informacion se merrej me shpërndarje të heroinës në formë dozash në zonën e “Selitës”, “Kombinatit”, “Astirit” dhe “Yzberishtit”. Ai u kap në rrethrotullimin e bulevardit të “Kasharit” dhe është ndaluar për kontroll nga shërbimet e policisë.
NJOFTIMI POLICISE
Tiranë – Operacion policor i koduar “Fundjava”.
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Në pranga 35-vjeçari që shpërndate lëndën narkotike
Sekuestrohen 25 doza heroinë, 2 aparate celular dhe një biçikletë.
Seksioni për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fundjava”, arrestoi në flagrancë shtetasin:
M. H., 35 vjeç, banues në Tiranë , me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Shtetasi i mësipërm ishte në vëshgim nga shërbimet e policisë, pasi për të disponohej informacion se merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit heroinë në formë dozash në zonën e “Selitës”, “Kombinatit”, “Astirit” dhe “Yzberishtit”.
Ky shtetas është konstatuar duke qarkulluar me biçikletë në rrethrotullimin e bulevardit të “Kasharit” dhe është ndaluar për kontroll nga shërbimet e policisë.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar i janë gjetur 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.
Në vijim shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll dhe në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur dhe 20 doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 doza heroinë, 2 aparate celular dhe një biçikletë.
Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. H., për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike”, parashikuar nga neni 283 i kodit penal.