Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Publikohet fotoja: Ilir Meta me Agron Nezën dhe me ish-agjentin e FBI-së, Mark Rossini

22:47 / February 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir metaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni Top Story ka publikuar foton e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës me Agron Nezën dhe me ish-agjentin e FBI-së, Mark Rossini. Fotoja është bërë në vitin 2013 në restorantin “Sofra e Ariut” në Tiranë.

Kjo foto rrëzon përfundimisht pretendimet e opozitës që nuk kishte njohje me shqiptaro-amerikanin Agron Neza. Dhe në veccanti kjo foto rrëzon deklaratat e Ilir Metës që nuk e njihte ish-agjentin e Shërbimit Sekret Shqiptar, Agron Nezën.

Ky i fundit është kthyer në një kalë beteje nga opozita për shkak të njohjes së tij me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

Interesant është edhe fakti që darka është organizuar pak kohë pasi është prishur koalicioni qeveritar mes Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe më pas kreu aktual i Partisë së Lirisë kaloi në aleancë me Edi Ramën.

Në atë kohë, Mark Rossini dhe Charles McGonigal, në bashkëpunim me shqiptaro-amerikanin Agron Nezaj që në dosje është ‘Personi A’ dhe Shefqet Dizdarin kishin hapur një studio ligjore të quajtur ‘Law Office and Investigation’ në Shqipëri.

Ndërkohë, Sali Berisha ka akuzuar disa herë se ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal dhe ortaku i tij Mark Rossini janë angazhuar në ‘veprimtari kriminale’ për llogari të Ramës dhe që sipas tij, kishin qëllim të asgjësonin opozitën. Por tashmë rezulton se aleati i tij, Ilir Meta ka njohje me Rossinin. Në këtë pikë, ose akuzat e Berishës janë thjesht propagandë, ose edhe Meta ka punuar për asgjësimin e Partisë Demokratike.

Ndërkohë, një personazh tjetër kontrovers në këtë foto është edhe biznesmeni kinez Patrick Ho që është në foto përballë Metës.

Biznesmeni kinez u dënua me tre vite burg në dhjetor të 2018 nga një gjykate amerikane në New York. Ai u dënua për ryshfet ndërkombëtar dhe pastrim parash për rolin e tij në një skemë shumëvjeçare, shumëmilionëshe për të korruptuar zyrtarët e lartë të Çadit dhe Ugandës në këmbim të avantazheve për CEFC China Energy Company Limited (“CEFC China”).

Tashmë duhet të presim se çfarë justifikimi do të japë pas kësaj fotoje Ilir Meta.

darka

agron neza Ilir Meta ish agjenti FBI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.