Shtëpi bari ka edhe në Shqipëri, jo vetëm në Angli. Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion në disa fshatra në Bashkinë Selenicë dhe në Vlorë në ambiente të mbyllura për shtëpitë e barit.
Aksioni ka nisur qe prej mesditës së datës 9 shkurt dhe ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit sotëm. Aksioni iniciativë e Drejtorisë Vendore dhe Forcave Operacionale të Vlorës.
Burime nga blutë e Vlorës thanë se gjatë aksionit janë konstatuar dy banesa të cilat përdoreshin për kultivim me llamba. Mes të arrestuarve edhe punonjës të OSHEE, të cilët duket të kontrollonin konsumin e energjisë në territor.