Djali i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, Shkëlzen Berisha i është bashkaur protestës së thirrur nga opozita e cila po zhvillohet para ambienteve të Kryeministrisë.
I pyetur nga mediat se cila ishte arsyeja që është bërë pjesë e kësaj proteste, ai u duk i bezdisur nga kamera, ndërsa u përgjigj se ishin të njëjtat arsye për të cilat po protestonin edhe qytetarët e tjerë.
“Jam këtu si të gjithë qyetarët për të dëgjuar, jo për të folur. Protestoj për të njëjtat arsye për të cilat po protestonin edhe qytetarët e tjerë. Kjo protestë nuk është për mua, prandaj nuk dua ta vazhdoj këtë intervistë,” tha Berisha i cili qëndronte i veçuar nga turma dhe po dëgjonte fjalimet.