Një plagosje me thikë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në lagjen nr.17 në Durrës.
I plagosuri është futur menjëherë në sallën e operacionit, pasi mjeti prerës i ka shkaktuar plagë të shumta në gjoks.
Në urgjencën e spitalit ka prezencë të shtuar policore, por policia s nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar për ngjarjen.
