Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akti “terrorist” që rrafshoi hotel “Bizanti”, dëmtohen biznese dhe banesa. Ortakët në gjyq

09:47 / February 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1676270676 page
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një akt “terrorist” është shënuar mëngjesin e sotëm, me hedhjen në erë me tritol të hotel “Bizanti” në qendër të Sarandës. Shpërthimi që sipas banorëve ishte një goditje tërmeti, ka shkaktuar shumë dëme kolosale edhe në ndërtesa përreth dhe që për banorët ishte si një goditje nga tërmeti.

Pas vënies së tritolit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke bllokuar edhe disa rrugë. Për pasojë, banorët janë penguar që të vijojnë aktivitetin e tyre të përditshëm për të shkuar në punë apo ambiente të tjera. Hotel “Bizanti” i cili është edhe në pronësi të Spiro Çabirit. Përveç këtij të fundit hotelin e ka në pronësi edhe një person tjetër, për këtë çështje mes tyre ka një proces gjyqësor.

Hoteli ndodhej në vijën e parë të bregut të detit dhe ishte ndërtuar prej vitit 1996. Duke qenë se biznesi ishte funksional vetëm kur kishte fluks turistik gjatë muajve të verës, nuk raportohet për të lënduar. Policia e Shtetit ka reaguar për shpërthimin me tritol, ku thotë se është ngritur grupi i posaçëm me ekspertë për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve. Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proçes gjyqësor për pronësin e këtij hoteli.

Hotel bizanti sarande
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Evis Sala reagon pas dorëheqjes: Kam pranuar angazhime në fushën time të ekspertizës! Mirënjohje Ramës për besimin

15:11 / September 2, 2026

4 mijë aplikime për rimbursimin e inputeve bujqësore

13:34 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.