Gazetari Mero Baze ka publikuar pamjet me dron të protestës së sotme para Parlamentit.
“Si bletët e ikura nga kosherja”, shkruan me ironi Baze, duke vënë në pah numrin e ulët të pjesëmarrësve në protestën e thirrur nga opozita.
Pavarësisht numrit të vogël, nuk munguan incidentet dhe përplasjet me forcat e policisë.
Disa protestues tentuan të çanin kordonin policor, të vendosur pak metra më larg hyrjes së Parlamentit. Ata hodhën tymuese dhe shashka në drejtim të derës së Parlamentit, duke shkaktuar për pak sekonda kaos dhe rrëmujë.
