Një i ri shkodran ka dhuruar 1 mln dollarë për të prekurit në Turqi.
Ai është Kevin Sekniqi, i cilësuar nga “Forbes” si një nga 30 personat nën 30 vjeç më të suksesshëm në botën financiare dhe zhvillimin ekonomik.
Sekniqi kontribuoi për t’iu ardhur në ndihmë sadopak familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 6 shkurtit.
Kevin Sekniqi është “bashkëthemeluesi më i ri i Ava Labs, i cili ka luajtur një rol kyç në krijimin e Avalanche, një blockchain me shpejtësi të lartë që numëron mbi tre milionë përdorues, dhe në krijimin e AVAX, një kriptovalutë me një vlerë tregu prej 4 miliardë dollarë.”
Para se të bashkëthemelonte Ava Labs, Kevin ishte një kandidat për doktoraturë në Shkenca Kompjuterike në Cornell duke kryer kërkime në sistemet e shpërndara, kriptografinë, sigurinë dhe ekonominë.
Sekniqi më herët ka bërë kërkime dhe inxhinieri softuerike në organizata të njohura, duke përfshirë Microsoft dhe NASA.