Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Harta e re sizmike gati në nëntor, kode të reja për ndërtim pas tërmeteve të fundit

10:48 / February 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pallat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Harta e re sizmike do të jetë gati në nëntor të këtij viti. Drejtori i institutit të gjeoshkencave Ylber Muceku , u shpreh gjatë një interviste televizive se kjo është e para hartë e këtij niveli.

Ylber Muçeku drejtor i IGJEUM tha se Instituti i Gjeoshkencave po bashkëpunon me GEM, një konsorcium elitar në botë, për të prodhuar një hartë tjetër, e cila do të jetë gati në nëntor 2023. Sipas tij, hartat sizmike janë bazat që përcaktojnë eurokodet, mbi bazën e të cilave ndërtohet, për të përballuar tërmetet.

“Vlerësimi i azadit është një nga detyrat kryesore sepse ka të bëjë me jetën e njerëzve. Jep një parametër që është kryesor në lidhje me kodet që do ndërtohet. Eurokodet janë miratuar në 1997 por sot ato janë të vjetëruara”, tha Muçeku.

Drejtori i IGJEUM Ylber Muçeku tha se aktualisht vendi ynë po punon mbi bazën e një harte të vitit 2021.

“Në fund të vitit 2021 është botuar një hartë e cila sot ekziston ne website e Institutit të Gjeoshkencave, ne na tregon të gjitha zonat sipas azadeve. Janë përfshirë rreth 26 mijë të dhëna me tërmete me magnitutë më të madhe se 3 rihter. Në zonën jugperëndimore azadi i sizmologjisë na del më i lartë, por e gjithe zona jugperëndimore është me një rrezik të lartë sismologjik. Priten tërmete në këtë zonë”, vijoi ai.

Ekpsertët kërkojnë që hartat e sizmike të përditësohen çdo 5 vjet. Vetëm kështu sipas tyre do të kishim siguri më të lartë mbi kodet që përdoren në ndërtim. Sa i takon ndërtimeve, aktuale, pritet që të nisë edhe kontrolli tyre, pasi specialistët kanë ngritur dyshimet për sigurinë e godinave të viteve 90-2000.

Ylber Muçeku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.