Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vila 3-katëshe në “shtëpi bari” në Fier, në pranga elektricist i OSHEE dhe dy të tjerë

09:21 / February 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1676449112 page
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër shtëpi bari është zbuluar nga Policia. 3 persona kanë rënë në pranga pasi kanë përshtatur një vilë 3 katëshe në “shtëpi bari” në Fier. Në pranga kanë rënë Erjon Marini alias Xhevair Gashi, Klajdi Gremi dhe Behar Fata. “Me anë të llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Vihen në pranga edhe faturisti dhe elektricisti i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës””,-informon Policia e Fierit.

Njoftimi i plotë

Fier/Kontrolle intensive nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në terren dhe në banesa në ambientet e të cilave dyshohet se kultivohen bimë narkotike, me anë të llambave. Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vila”, Policia zbulon një vilë të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Arrestohet në flagrancë pronari i vilës 3-katëshe, i cili kishte përshtatur 5 dhomat e njërit kat, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Vihen në pranga edhe faturisti dhe elektricisti i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Sekuestrohen 181 bimë narkotike të cilat ishin kultivuar në vazo që u gjetën brenda ambienteve të përshtatura me llamba, dhjetëra llamba dhe pajisje të tjera elektrike që ishin instaluar në 5 ambientet e banesës. Gjithashtu, u bë bllokimi i vilës 3-katëshe në ambientet e së cilës ishin kultivuar bimët narkotike.

Në vijim të punës për goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të hapura e të mbyllura, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, mbështetur në inteligjencën policore se në fshatin Dërmënas, në vilën e shtetasit E. M. kultivoheshin bimë narkotike, është organizuar dhe finalizuar nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, operacioni policor i koduar “Vila”.

Në kuadër të këtij operacioni, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. M. alias Xh. G., 44 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Ky shtetas është pronari i vilës në të cilën Policia zbuloi 5 ambientet e përshtatura për kultivim të bimëve narkotike;

-K. G., 40 vjeç, banues në Fier, me detyrë faturist i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-B. F., 47 vjeç, banues në Fier, me detyrë elektricist i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon dhe hetimi pasuror ndaj pronarit të vilës, shtetasit E. M. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Fier shtepi bari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.