Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi protestën e sotme, si “rënia e muzgut të zi” për bandën kriminal siç e cilëson ai që është në pushtet.
Basha thotë se ky është muzgu i bashkimit të madh.
“Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet. Po bie muzgu i zi për bandën e korrupsionit, padrejtësive dhe krimeve të përditshme ndaj shqiptarëve. Që nga koha e pushtuesve më mizor, nuk kanë parë shqiptarët një bandit kaq kriminel dhe barbar ndaj popullit, një njeri që do të hyjë në histori si njeri që hodhi gaz në shtëpitë e qytetarëve.
Ky muzg është muzgu i bashkimit më të madh të shqiptarëve mbi rrënojat e pushtetit kriminal të Edi Ramës. Rama ik!
As gazi lotsjellës, as propaganda e shfrenuar nuk na ndal dot, nuk na përçan dot. Shqipëria është e bashkuara. Kjo është Shqipëria e burrave dhe grave, e myslimanëve dhe të krishterëve, e të djathtës dhe të majtës, që i thonë shporru, largohu, Rama ik! Kjo është Shqipëria e vërtetë e qindra mijëra halleve të shtuara nga një kryeministër që asnjë ditë të vetme nuk i dëgjoi hallet e shqiptarëve sepse ata punojnë për vete, për oligarkët, për armiqtë e popullit shqiptar”.
