Një burrë është gjetur pa shenja jete në Gjirokastër.
Bëhet fjalë për 53-vjeçarin me iniciale E.Xh., trupi i të cilit u gjet në një objekt të pabanuar në lagjen “11 Janari” të qytetit.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 15.02.2023, rreth orës 17:00, njoftohemi se në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, në një objekt të pabanuar, është gjetur i pajetë shtetasi E. Xh., 53 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.