Ata janë ende në qendër të vëmëndjes, po flasim për çiftin Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Duket se ardhja në jetë e një foshnje po pritet me padurim nga ana e aktorit. Kjo u vërejt pas një eventi të mbajtur natën e mbrëmshme me gjestin që bëri.
Teksa Bora ishte duke dhënë intervistë, ishte Donaldi ai i cili i shkoi afër duke ia prekur barkun. Veshaj nuk po ndalet së ngacmuari edhe në publik të dashurën, madje ndonjëherë po e vënë edhe në siklet.
Bora filloi te qeshte duke ia larguar dorën, ndersa kjo video shpejt u shpërnda nga fansat e tyre që i kanë dëshiruar gjithmonë ti shohin bashkë e tani duan ti shohim edhe me fëmijë.