Një 21-vjeçar është vënë në pranga të Policisë së Krujës për kultivim të lëndëve narkotike. Ai dyshohet se është autori i kultivimit të 187 bimëve të lëndëve narkotike, e mbjellë në një zonë të pyllëzuar në Mat.
Njoftimi i Policisë:
Kapet dhe ndalohet 21-vjeçari i shpallur në kërkim, i akuzuar për kultivimin e 187 bimë cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në Mat. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, mbështetur dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat i punës së mirorganizuar, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Macukulli”, në kuadër të të cilit, në Krujë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. N., 21 vjeç, banues në Krujë.
