Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përballë Blendi Fevziut, Edi Rama flet për herë të parë për skandalin McGonigal: Çdo gjë ka një cak

21:43 / February 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama sot 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu ka pohuar se nuk do të pranojë kurrë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar lidhur me çështjen McGonigal. Rama tha se ky është një abuzim nga ana e opozitës. “Nuk ka asnjë shans ta përdorin kuvendin për ta kthyer në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme, pa asnjë bazë”, tha ndër të tjera Rama.

Pjesë nga intervista në studio:

Fevziu: Përse nuk e pranoni komisionin hetimor për çështjen McGonigal?

Rama: Për çfarë ? Nuk jemi në pikën që unë pretendoj se ju merreni me trafik droge dhe unë hetoj. Kjo ndodhte në kohën e diktaturës, që unë ngre akuzën dhe pastaj kërkoheshin provat. Kjo nuk ka për të ndodhur, sepse ky është një abuzim ekstrem me çdo normë etike, me çdo normë të lirisë dhe të drejtave të njeriut, me çdo normë të bashkëjetesës institucionale. Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam jo djali i Kristal Ramës, por djali i satanait. Këtë të drejtë ta mbajnë për vete dhe ata që ju besojnë t’i venë nga pas, por nuk kanë shans ta përdorin kuvendin për ta kthyer në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme, pa asnjë bazë.

Fevziu: Mbi çfarë rregullore e refuzoni këtë komision?

Rama: Çdo gjë ka një cak.

Fevziu: Nuk do ta pranoni komisionin?

Rama: Nuk ka shans.

McGonigal Rama skandalin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.