Në prangat e Policisë së Lezhës ka rënë një 32-vjeçar, pasi është autor i tre vjedhjeve. Eduard Lleshi ishte shpallur në kërkim. “Autor i dyshuar i disa vjedhjeve, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari që mbante në banesë, 1 armë zjarri kallashnikov, krehra armësh dhe qindra fishekë luftarak”,-informon Policia.
“Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra arme dhe 155 fishekë luftarak.
Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet që shtetasi E. Ll. është gjithashtu, autor i vjedhjeve të materialeve, në 3 banesa në fshatra të ndryshme të Lezhës, vjedhje të kryera në datat 02.12.2022, 17.12.2022 dhe 14.02.2023.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas”,-thuhet më tej në deklaratën e Policisë.