Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

15 vite shtet i pavarur, Berisha: Kosova është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më lirë

13:00 / February 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 94
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha uroi Kosovën në lidhje me 15-vjetorin e Pavarësisë. Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Berisha tha se pas pavarësisë së Shqipërisë, 17 shkurti shënon ditën më të rëndësishme në historinë e lirisë së shqiptarëve. Berisha uroi Kosovën për arritjet dhe e cilësoi atë si vendin ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më lirë.

“Pas pavarësisë së Shqipërisë, pavarësia e Kosovës shënon ditën më të rëndësishme në historinë e lirisë së shqiptarëve. Është kjo ditë që shënon lirinë për të gjithë shqiptarët në sensin që një komb, që ka pjesët e tij të robëruara, nuk mund të jetë kurrë i lirë. Pavarësia e Kosovës është në radhë të parë, dëshmi e shpirtit të pamposhtur të qytetarëve të saj.

Kosova është një trevë, në të cilin nga 1870 deri 1999 është derdhur gjak, janë bërë luftëra dhe kryengritje më shumë se në çdo trevë tjetër të kontinentit. Pavarësia e Kosovës është vepër e presidentit vizionar, Ibrahim Rugova, i cili me guxim të jashtëzakonshëm, me vizion të madh, thuri dhe ndërtoi në ndërgjegjen, shpirtin dhe zemrën e qytetarëve të këtij vendi, ëndrrën e pavarësisë. Ndërtoi aty pushtetin paralel të shqiptarëve, që kundërshtonte pushtetin e pushtuesve.

Pavarësia e Kosovës është vepër e komandantit legjendar Adem Jashari, i cili vendosi në historinë e shqiptarëve, kulmin e guximit, burrërisë, sakrificës për vendin dhe kombin. Natyrisht, mbarë kombi kontribuoi në pavarësinë e Kosovës, por kjo pavarësi do ishte e pamundur pa mbështetjen e fuqishëm, pa rolin udhëheqës në këtë proces nga SHBA. Kongresi i këtij vendi, presidentët Klinton dhe Bush, vendet e NATO-s që ndërmorën ofensivën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Sot, çdo shqiptar feston me krenari të veçantë 15-vjetorin e republikës së pavarur të Kosovës. Në 15 vite, Kosova ka shënuar suksese mahnitëse, arritje të mëdha. Ajo është sot shteti me të drejtat dhe liritë të pakicave më të respektuara në rajon. Shteti i standardeve më të mira të funksionimit të ligjit. Shteti, në të cilin ekonomia zhvillohet dhe ndër më solidet, ka një infrastrukturë më moderne në rajon.

Kosova i ka dhënë botës disa nga zërat më magjikë të kohës me çikat e saj. Por edhe kurorën mbretërore në sportet e admirueshme të vajzave të saj. Kosova sot është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më lirë se në të gjitha trojet e tyre. Ndaj ta urojmë në këtë 15-vjetor, Kosovën, qytetarët e saj, mbarë shqiptarët, për suksese edhe më të mëdha në të gjitha rrafshet!”, tha Berisha.

Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më e frikshme nuk bëhet! Një dorë e prerë, Heidi Klum nuk njihet me kostumin e Halloween

17:57 / November 1, 2026

“Romeo dhe Zhulieta” mbush 30 vjet, filmi që bëri adoleshentët të dashuroheshin pas Shekspirit

17:41 / November 1, 2026

Trump mbështet Flavio Bolsonaron: Mund të qëndrojë në SHBA sa të dëshirojë

16:19 / November 1, 2026

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

11:18 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.