Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lajla Përnaska kandidate për Tiranën, ironizon Belind Këlliçin: “Kryetarokracia ka prodhuar gjithmonë kandidatura të imponuara”

17:49 / February 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6bc939b7b58ff06f841c75ce2f421c37
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga figurat e njohura të Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, e cila ka shpallur kandidaturën e saj për kryetare te Bashkisë së Tiranës, komentoi në Neës 24 emërimin që Sali Berisha i ka bërë Belind Këlliçit si kandidat për Tiranën. Përnaska e cilësoi Këlliçin një kandidaturë të imponuar, duke e krahasuar me Lulzim Bashën.

“Ne hyjmë në një proces zgjedhor dhe flasim për zgjedhjet. Duket në normalitet çdo gjë. Unë si votuese respektoj zgjedhjet, por nuk kam përzgjedhje. Sepse ne kemi pranuar të gjithë të mbështesim kandidaturat që na ka dhënë kryetari i partisë. Kryetarokracia ka prodhuar gjithmonë kandidatura të imponuara. Historia na vë përpara disa fakteve që duhet të dimë t’i lexojmë. Kam më të freskët kandidimin e Lulzim Bashës. Mënyra e qeverisjes nga Basha ishte zhgënjyese sepse premtimet nuk i mbajtëm”, tha ajo.

Përnaska e quan të mbyllur misionin për të mbështetur PD-në. “Unë jam e gatshme të marr përsipër sfidën e garës si kandidate për Bashkinë e Tiranës. Kjo është mundësia e vetme që të ofron sistemi sot, për t’u bërë direkt pjesë e garës. Unë misionin për të mbështetur PD e quaj të mbyllur sepse është investim deri në sakrificë dhe rezultatet kanë qenë të trishta. Të mbështesim një kandidate femër. I ka ardhur koha Tiranës për të mbështetur një kandidate femër”, nënvizoi kandidatja e djathtë për Tiranën, Lajla Përnaska.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.