Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shtohen krimet e kryera nga të miturit

17:45 / February 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hajdut
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 16 vjeçar së bashku me dy bashkëmoshatarë të tjerë ishin shndërruar në tmerrin e bizneseve në Shkodër, pasi pothuajse çdo ditë kryenin vjedhje. Blutë e Shkodrës kishin muaj që i kishin identifikuar si autorë me ndihmë të kamerave të sigurisë dhe i kishin proceduar në gjendje të lirë. Por kur numri i vjedhjeve shkoi mbi 50 policia u detyrua të arrestojë 3 të miturit.

Ndërsa në Lezhë një 17-vjeçar në Laç plagosi me armë zjarri një 15-vjeçar para oborrit të shkollës. Rasti i hajdutëve serialë në Shkodër apo sherri me armë mes adoleshenteve në Lezhë, është tregues i nivelit të lartë të kriminalitetit mes të miturve.

Nisur nga statistikat gjatë 2022 janë arrestuar 50 të mitur për vepra të ndryshme penale dhe qindra të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë. Numri më i lartë i tyre është për vjedhje.

Edhe në zonat periferike të kryeqytetit krimi nga të miturit është shndërruar në problem dhe policia e ka të vështirë të veprojë për shkak të moshës së tyre.

Në rast të krimit nga një i mitur ai shoqërohet vetëm në prani të psikologut, kujdestarit dhe një mbrojtësi ligjor në një ambient të përshtatshëm për moshën e tij si edhe nuk mund të qëndrojë në polici pas orës 20.00. Këto lehtësi janë shfrytëzuar nga të miturit që shpesh janë përsëritës dhe në rastet më të këqija përdoren nga më të rriturit për të kryer vjedhje apo krime të tjera.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.